18:44 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

13:27 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

Është zbardhur vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017 në Fier.

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që është proceduar penalisht edhe mjeku i qendrës spitalore në Patos për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Mjeku nuk e ka raportuar rastin as në Polici dhe as në Mjekësinë Ligjore.

Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë arritur të sigurojnë prova dhe kanë ndaluar shtetasin Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Vdekja e gruas ishte dokumentuar si natyrale, ndërkohë që hetimet kanë zbuluar të kundërtën.

“Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës Shëndetësore në Patos, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore”, thuhet në njoftim.

(E.K/FAXWEB)

Pas

Të hash si një Mbretëreshë! Njihuni me dietën e Madhërisë së saj Elizabeta II

Para

Rritet eksporti i energjisë, ja sa lote nxjerr KESH në shitje

Para
Rritet eksporti i energjisë, ja sa lote nxjerr KESH në shitje

Rritet eksporti i energjisë, ja sa lote nxjerr KESH në shitje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

Kosovë/ Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, alarme në Francë

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi në Berat

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Pejë

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.