20:50 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U zhvati 2 milion euro biznesmenëve, Olesia Dukës i sekuestrohen 4 apartamente në Tiranë dhe në Durrës

17:48 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U zhvati 2 milion euro biznesmenëve, Olesia Dukës i sekuestrohen 4 apartamente në Tiranë dhe në Durrës

Dentistes 38 vjeçare Olesia Duka i janë skeustruar ditën e sotme disa prona në Tiranë e Durrës. Olesia Duka u arrestua disa ditë më parë nga policia pasi rezultonte se ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se, po kryhet ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të shtetases Olesia Duka 38 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, pasuri të dyshimta dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme”.

Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale nga policia rezultonte se shtetasja e lartpërmendur ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro, informacione që shërbyen si indicie për regjistrimin e procedimit penal, proaktiv  të vitit 2017.

Shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Ndaj  shtetases Olesia Duka, 38 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë,  Gjykata e  Shkallës së Parë, Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: olesia duka
Pas

Pas puros, kjo është dashuria e dytë e Blerim Destanit (FOTO)

Para

E padëgjuar më parë! Publikohet videoja kur Amy Winehouse ishte 17-vjeçe (VIDEO)

Para
E padëgjuar më parë! Publikohet videoja kur Amy Winehouse ishte 17-vjeçe (VIDEO)

E padëgjuar më parë! Publikohet videoja kur Amy Winehouse ishte 17-vjeçe (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.