Ministri Ditmir Bushati po raporton në lidhje me delimitimin tee detit me Greqinë dhe çështjet e tjera të marrëveshjes në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme.
Bushati u shpreh se i gjithë ky proces është një moment pozitiv në marrëdhëniet me Greqinë. Ai tha se heqja e Vulës Apostile nga Greqia është positive.
“Duhet një marrëveshje e re për delimitimin e zonave detare.” – tha ministri për Evropën dhe Punën e Jashtme
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën vijën e kuqe të çdo vendimi që do të jepet për këtë çështje, nga çdo qeveri.
Pika kryesore ku mbështetet marrëveshja mbi delimitimin e detit është Konventa për të Drejtën e Detit.
Në bazë të Statutit të GJND, në arbitrazh shkohet vetëm në dy raste – ose kur dy palë e kanë ezuaruar procesin e negocimin dhe nuk kanë rënë dakord ose kur bien dakord paraprakisht që të shkojnë në arbitrazh.” – sqaroi Bushati.
(E.L/Faxweb)