3 biznesmenë të tjerë kanë kallëzuar penalisht stomatologen, Olesia Duka.
Emrat e tre biznesmenëve që kanë bërë kallëzimin janë: Ilir Doçi, Bledar Pulaha dhe Blandi Tafaj.
Kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa biznesmenët shprehen se stomatologia i ka vjedhur përmes mashtrimit.
Idlir Hoxha është biznesmeni i parë që ka denoncuar zhvatjen prej 900 mijë eurosh që iu ka bërë 38-vjeçarja.
Olesia Duka do të vijijë të qëndrojë në burg derisa të mbyllen hetimet nga ana e autoriteve. Sipas hetimeve paraprake nga skema e mashtrimit Duka mendohet se ka përfituar rreth 2 milionë euro.
Dje asaj iu sekuestruan disa apartamente në Durrës dhe në Tiranë, sepse mendohet se janë përfituar nga aktivitete jo të ligjshme.
(E.K/FAXWEB)