17:16 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhen dëshmitë/ Agresori i trajnerit Gjoka: Më ofendoi rëndë dhe nuk e përballova dot

16:47 | 28/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas titullit Kukësi synon grupet e  Europa League

Autori i dyshuar që desh të godiste me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka, Nehat Fojleta, ka mohuar se ai është paguar nga dikush tjetër për të sulmuar teknikun e Vllaznisë.

Fojleta ka deklaruar në dëshminë e tij se gjithçka ka ndodhur rastësisht. Ai ka pranuar se e ka goditur trajnerin Ernest Gjoka, por pasi ky i fundit e ka fyer autorin e dyshuar. Nehat Fojleta ka qenë prezent në stërvitjen e Vllaznisë në fushën sportive “Reshit Rusi” ndërsa ka thënë për policinë se është tifoz i çmendur ndaj ka shkuar për të parë nga afër stërvitjen e kuqebluve.

Duke dalë nga fusha “Reshit Rusi” në fund të stërvitjes Fojleta ka deklaruar për policinë se ka parë në këmbë teknikun Ernest Gjoka dhe aty autori i dyshuar i ka folur teknikut duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë”.

Sipas Fojletës pas kësaj shprehje trajneri Gjoka e ka fyer duke i thënë se “mos na e çaj k*in”.

Sipas autorit të dyshuar kur ka marrë këtë përgjigje nga trajneri i Vllaznisë është ndjerë i fyer ndaj edhe është irrituar në ato momente. Duke mos duruar fyerjen e teknikut Gjoka si pretendon Fojleta, atëherë e ka goditur teknikun e Vllaznisë duke u përleshur me të për pak sekonda derisa ka ndërhyrë kapiteni Gilman Lika dhe ata që qëlluan në vendngjarje.

Fojleta po ashtu ka mohuar se ka patur thikë në përleshjen me teknikun Gjoka.

“Unë isha duke parë stërvitjen sepse jam tifoz i çmendur i Vllaznisë. Duke dalë nga fusha stërvitore pashë trajnerin që po bëhej gati të largohej. Aty i thashë se po na e fundos Vllazninë duke patur parasysh rezultatet jo të mira dhe pozicionin kritik të ekipit. Trajneri Gjoka m’u kthye duke më fyer. Ai më tha ‘mos na e çaj k*in me këtë muhabet’.

Nuk e përballova këtë fyerje dhe pastaj e godita dhe u përleshëm aty. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi në mënyrë spontane. Nuk është e vërtetë se jam paguar nga dikush tjetër. Unë nuk kam patur thikë me vete por vetëm e godita sepse u ndjeva i fyer rëndë”, ka deklaruar Fojleta. Nehat Fojleta akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Nga ana tjetër Sehar Xhenje i arrestuar gjithashtu dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje ka mohuar se ka patur dijeni për ngjarjen e shokut të tij.

“Unë kam shkuar më në afërsi të fushës për të marrë shokun tim me makinë. Nuk e kisha fare idenë se çfarë ka bërë ai dhe se ishte përleshur me trajnerin e Vllaznisë. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka ndodhur dhe s’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë isha rastësisht aty”, ka deklaruar Xhenje duke hedhur poshtë akuzën ndaj tij.

Përveçse bashkëpunëtor në këtë ngjarje, Xhenje akuzohet edhe për “deklarim të rremë” përpara oficerit të policisë duke patur dyshime se ai nuk ka thënë të vërtetën.

Klubi Vllaznia në deklaratën për shtyp pas ngjarjes me teknikun Gjoka u shpreh se ka dyshime se sulmi ndaj trajnerit mund të jetë i sponsorizuar nga persona të tjerë. Po ashtu edhe vetë trajneri Gjoka disa herë e ka deklaruar se ai do të dijë se kush është koka që fshihet pas këtij sulmi ndërsa dy personat e arrestuar i quan thjeshtë ‘dora’ ndërsa për të ai që e ka porositur është një tjetër person.

Gjoka ka thënë gjithashtu se “fëmijët s’mund t’i bëjnë futbollistë me zor” duke lënë të kuptohet se ky sulm mund të ketë lidhje me pakënaqësitë e ndonjë prindi për fëmijën e tij që ka arritur aty pretendojnë, në ekipin e parë.

Policia ka tre pista se kush mund të jenë porositësit e sulmit por deri më tani ende nuk është avancuar në këtë pjesë për shkak se dy të arrestuarit e kanë mohuar se pas tyre fshihet dikush tjetër që ka organizuar dhe sponsorizuar sulmin.

 

Etiketa: deshmiteErnest Gjoka
Pas

Kokaina e kapur në Durrës përplas Xhafajn me Ramën, deklaratat kundërthënëse

Para

Deklaratat kontradiktore Rama-Xhafaj, reagon Basha: Klanet e drogës u përçanë, kë të besojmë?!

Para
Përjashtimi i familjeve nga ndihma ekonomike, reagon Basha: Rama është nazist, ministrja kukull të ndiqet penalisht

Deklaratat kontradiktore Rama-Xhafaj, reagon Basha: Klanet e drogës u përçanë, kë të besojmë?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.