15:54 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e gazetarit ivnvestigativ, kryeministri sllovak ofron 1 milion euro për informacione

18:56 | 28/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e gazetarit ivnvestigativ, kryeministri sllovak ofron 1 milion euro për informacione

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka ofruar një shpërblim prej 1 milion eurosh për këdo që ka informacione për vrasjen e një gazetari investigativ në vend.

Gazetari 27-vjeçar Jan Kuciak dhe partnerja e tij Kusnirova u ekzekutuan në shtëpinë e tyre të dielën me nga një plumb në kokë. Mediat raportojnë se Kuciak do të publikonte një hetim që lidhte mafian italiane me korrupsionin në nivele të larta politike. Gjatë konferencës për shtyp, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë, kryeministri Fico, duke qëndruar pranë grumbullit me kartëmonedha, tha se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë.

Media vendase raportojnë se në shënjestër të gazetarit Kuciak ishin edhe zyrtarë të kabinetit të kryeministrit, por ky i fundit tha se nuk duhet fajësuar askush pa prova, sidomos pasi opozita fajësoi drejtpërdrejtë partinë qeverisëse SMER për vrasjet. Ndërkohë, shefi i policisë sllovake Tibor Gaspar tha se ka shumë mundësi që vrasja të ketë lidhje me hetimet që gazetari po kryente.

Sipas mediave, Kuciak po hetonte devijimin e fondeve të BE-së në pagesa të rremë për një skemë taksash mes Sllovakisë dhe shtetasve italianë që kanë lidhje me Ndrangheta. Vrasja e tij shkaktoi një reagim të ashpër publik dhe nisjen e organizimeve për protestë antikorrupsion. Analistët thonë se vrasja e Kuciak është një këmbanë alarmi edhe për vetë BE-në, pasi vetëm pak muaj më parë, në një tjetër vend të unionit pikërisht në Maltë, u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila gjithashtu hetonte korrupsionin në nivele të larta politike dhe qeveritare.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: gazetariinvestigativVrasja
Pas

Kapja e kokainës në Durrës, pas BE-së, reagon SHBA: Ky është një tregues…

Para

Gazetarja rrëfen historinë e dashurisë me deputetin: Kishte guxim të frikshëm

Para
Gazetarja rrëfen historinë e dashurisë me deputetin: Kishte guxim të frikshëm

Gazetarja rrëfen historinë e dashurisë me deputetin: Kishte guxim të frikshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.