Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati në Lagjen Don Bosko.
Fax News raporton se brenda në apartament kanë qenë dy persona dhe kanë mundur të dalin nga ballkoni i banesës. Konfirmohet se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Momentalisht zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur shuarjen e flakëve që kanë përfshirë apartamentin.
Shkak mendohet se është bërë shpërthimi i një bombule të gazit.
(M.Q/Faxweb)