Pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit ka plasur gallata me memet në rrjetet sociale.
Dikush shkruan se 7 kilogramë i ka marrë Rama pasi kanë qenë në total 620, e në ndonjë meme tjetër thuhet se kryeministri e ka testuar vetë cilësinë e kokainës që u kap.
Kujtojmë se kjo sasi ka qenë më e madhja që është kapur ndonjëherë në vendin tonë, ndërsa jehona e saj ka përfshirë dhe mediat ndërkombëtare.
‘’Washtington post”, ‘’Reuters”, ‘’Fox News”, shkruanin sot se Shqipëria është kthyer në një rrugë kalimi për drogërat që vijnë nga Amerika Latine.
(E.K/FAXWEB)