Katër punonjës policie janë proceduar penalisht pasi kanë ushtruan dhunë fizike ndaj një të burgosuri në burgun e Fierit.
Fax News raporton se tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së
Institucionit në ambjentet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores.
Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar
dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G.
Nga burimet policore mësohet se punonjësit e policisë së Institucionit të
Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar
elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i
Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së
Parë Fier.
(F.M/Faxweb)