Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet për ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi.
Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2017, ku ish-deputeti Rakip u përfshi në një aksident ku vdiq një shtetas.
Fax News raporton se sipas prokurorisë ka dy akte ekspertimi, dhe ish-deputeti Rakipi ka rezultuar i pafajshëm.
Ekspertët thonë se ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.
Largimi nga vendngjarja pas aksidentit argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike.
Familjarët e viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre duke mos patur asnjë rezervë për hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet mbi ngjarjen.
(F.G/Faxweb.al)