09:14 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfimi prekës i futbollistit legjendar korçar: Jetoj me 170 euro në muaj, më pushuan nga puna pa motiv, pensionin e kam…

15:28 | 01/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfimi prekës i futbollistit legjendar korçar: Jetoj me 170 euro në muaj, më pushuan nga puna pa motiv, pensionin e kam…

Futbollisti legjendar i Korçës, Teodor Vaso në një postim në “Facebook”, ka treguar vështirësitë që po kalon, pavarësisht kontributit që ka dhënë në sportin shqiptar. Vaso, tashmë pensionist tregon se jeton me vetëm 170 euro në muaj.

“Jetoj me pension 170 euro. Jam njëri nga 5 sportistët më të mire. Jam cilësuar futbollist i shekullit.

Më pushuan nga puna pa asnjë motivacion. Për këto e të tjera si kët, kam vazhduar që t’i bëj prezent tek autoritetet përkatëse por nuk marr përgjigje.”,shkruan Vaso.

Postimi i plotë i Teodor Vasos:

“Të nderuar dashamirësit e mi, të nderuar qytetarë dhe sportdashës. Jam i detyruar që pas shumë vitesh t’iu paraqes ju për njohje ndodhitë dhe problemet e mëposhtëme. Jetoj me pension 170 euro, sepse në vitin 1996 si arsimtar me shkollë të lartë, më pushuan nga puna pa asnjë motivacion dhe pensioni më doli më i ulët se koleget e mi trajnerë dhe mësues. Bej të ditur që jam i vetmi në Shqipëri si mesues dhe trajner, me 46 ndeshje ndërkombetare, 20 prej tyre me ekipin Kombetar që marr këtë pension. Me vendim të Këshillit të Ministrave, që del çdo vit, ju është akorduar pension i veçantë shumë bashkë kolegeve të mi. Dokumentat për këtë çështje paraqiten në këshillin e qarkut të çdo qyteti perkatës.

Dokumentat e noterizuara duhet të vërtetojnë meritat e veçanta, si tituj, medalje etj. Ju lutem dashamirësve të lexojnë me kujdes kalvarin e një historie të pabesueshme, jo për akordimin e PENSIONIT, por për mënyren anti-zyrtare që është ndjekur për një figure sportive kombetare të nivelit ndërkombetar.

Para pak kohesh, kryetarja e Qarkut të Korçës, Irena Nika, nuk denjoi të pranonte dokumentat përkatese, megjithëse kishte dhe është detyrim zyrtar, tha kam 300 të tilla. Me rastin e 100 – vjetorit të shoqërisë “Vllazeria”, Këshilli i bashkisë Korçë aprovoi për 26 personalitete të sportit korçar “EMBLEMA E ARTE E QYTETIT”, klubi shumë sportsh në foton e publikuar për medaljen në fjalë, nxorri 21 personalitete.

Më pas, nga fotoja në muzeun e klubit, e hoqi foton e Teodor Vasos duke e retushuar me të trajnerit të volejbollit, Pandi Gellci, me merita të veçanta, megjithëse komisioni i klubit nuk e kishte propozuar. Në vendimin e Këshillit të qarkut, me medaljen që nuk janë në foto, jane dhe Ilia Teneqexhi, Jovan Melka, Sotiraq Dhamonica, Artur Kreka, Rafail Dishnica, retushimi vazhdoi me veprime të tjera duke mos lajmëruar kur personalitete shtetërore kanë bërë takim me sportistë, i tillë ishte dhe kur ish-presidenti Bamir Topi bëri takim e ndau tituj në një rast feste dhe pyeti: “ku e kini T.VASON”, e i thanë është lajmëruar por nuk ka erdhur. Për këto e të tjera si kët, kam vazhduar që t’i bëj prezent tek autoritetet përkatëse por nuk marr përgjigje.

Kështu, Emblemën e Artë me vendimini e Këshillit të bashkisë, e heq nënpunëesja Tatjana Marashi, sikur të jetë vetë Këshilli Bashkiak. Meqënëse shumë dashamirës apo sportdashes nuk kanë njohje, duhet të bej të ditur. Sipas vlerave që duhet të kenë kërkuesit apo ato që emërtesat i kërkojnë për merita të veçant,a po cilësoj.

Jam njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të FUTBOLLIT shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17 -12-1967 jam cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Jam cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998.

Po këtë vit jam dekoruar me medaljen E ARTE për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, me akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Kam bërë 46 ndeshje ndërkombetare, nga këto 20 me ekipin përfaqesues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçare, sipas statistikave zyrtare të botuara.- Me respekt dhe nderime”!

(F.G/Faxweb.al)

 

Pas

Shkup, hiqet përmendorja e Aleksandrit të madh (Video)

Para

Gjirokastër/Avokati i Rexhepit: Të nisë hetimi për gjyqtarin Shkreli, vendimi i tij në kundërshtim me provat

Para
Gjirokastër/Avokati i Rexhepit: Të nisë hetimi për gjyqtarin Shkreli, vendimi i tij në kundërshtim me provat

Gjirokastër/Avokati i Rexhepit: Të nisë hetimi për gjyqtarin Shkreli, vendimi i tij në kundërshtim me provat

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.