Policia e Tiranës ka arrestuar sot ish-prefektin e Fierit.
Fax News bën të ditur se personi i rënë në pranga quhet Bujar Hasaj.
Hasaj ka rënë në pranga nën akuzën e mashtrimit, pasi dy persona e kanë denoncuar se u ka marrë 400 mijë euro.
Sipas burimeve nga policia, Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.
Siapas njoftimin të policisë operacioni i quajtur “Kanadezi” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bujar Hasaj 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 Eurosh
Ndërkohë një tjetër shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.
(F.M/Faxweb)