Ish-Komandant i Forcave Detare, Kristaq Gerveni shtë shprehur se grupi negociator i vitit 2009 për marrëveshjen e vijës detare me Greqinë, kishte në përbërje autoritete të fushës.
Ai tregoi në Opinion”, se i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes të kohës, Arben Imamit, që të merret dosja e bisedimeve dhe t’u jepet për një kohë ekspertëve të fushës e të dëgjohet se çfarë ata thonë dhe rezultati më pas t’i ofrohet publikut.
“E vetmja vërejtje që është dhënë, na u tha pse nuk u përdor vija bazë. Unë kam argumentuar se ne dilnim më të fituar”,-tha ai.
Sipas tij, ekspertët kanë gënjyer se grupi negociator i vitit 2009, i ka falur 350 km vijë bregdetare Greqisë.
“Unë u kërkoj tani atyre ekspertëve të më thonë se në çfarë mënyre ne i falëm 350 km vijë bregdetare palës greke”,- u shpreh Gerveni.
Por pas Gërvenit në linjë ka hyrë koloneli i detit Myslim Pashaj, një nga kundrshtarët e marrëveshjes së 2009. Ai tha se sipas matjeve të tij Shqipëria ka humbur 50 km katrorë hapësirë detare.
Pashaj në studion e emisionit ‘Opinion’,u shpreh se pala shqiptare duhet të fitojë nga marrëveshja me palën greke, sipas hulumtimeve, 350 km katrorë hapësirë detare.
Ai tha se dy pikat kryesore ku duhet të fokusohet grupi negociator i tanishëm janë Kanali i Otrantos, pika treshe ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, gjithashtu hapësira ekonomike ekskluzive.
(B.H/Faxweb)