Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitm Ardi Veliu, ka reaguar për grabitjen në Fier, paraditjen e sotme.
Ardi Veliu shprehu vlerësim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor.
“Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.”