Për vrasjen e Agur Vrenozit gjatë grabitjes së djeshme në Fier, një miku i tij shprehet se Policia ka ardhur me shumë vonesë.
Në një rrëfim për ‘’Fax News” dëshmitari shprehet se ata ndihmuan pa asnjë lloj interesi, ndërsa Aguri duhet të nderohet nga shteti si një hero, dhe familjes së tij duhet ti jepet mbështetje financiare.
“Unë me Agurin njihem se na ka njohur dhe puna, një njeri familjar që shihte punën e tij . Ne donim ti ndihmonim na erdhi gjynah, dhe kaq ndodhi. Ishte njeri në punën e tij, familja i ngeli rrugës.
Policia erdhi me vonesë shumë të madhe, ne bllokuam ata, sikur të kishin ardhur 10 minuta më parë kjo nuk do kishte ndodhur. Ai ra hero, dua që shteti t’i garantojë atyre të gjitha të ardhurat”, shprehet dëshmitari në video.
Kujtojmë se tre autorët e grabitjes në Fier u kapën nga ana e Policisë, ndërsa i plagosuri Gëzim Hoxha është jashtë rrezikut për jetën.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=avudo-4qHbQ&feature=youtu.be