Një aktore shqiptare është shpallur e humbur dhe familja është vënë në kërkim të saj më të gjitha mjetet e mundshme.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren e njohur nga filmi “All or nothing”.
Mësohet se Adea Shabani është zhdukur që prej të premtes së javës së kaluar.
Ajo jeton në Los Angeles prej 2 vitesh në ndjekje të ëndrrës hollivudiane dhe studion për aktrim në Los Angeles.
Sipas dëshmive të miqve të saj, Adea nuk e kishte kyçur derën e shtëpisë dhe hera e fundit kur u pa ishte më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollyëood, jo shumë larg vendit ku jeton.
“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresojmë të jetë gjallë,”- është shprehur mikesha e Adeas, Emma Joe.
Mamaja e aktores ka angazhuar hetues privat teksa familja dhe miqtë janë shumë të shqetësuar dhe po kërkojnë ndihmë.
(F.M/Faxweb)