Nëse dy persona marrin vendimin për t’u martuar, e bëjnë për të qëndruar së bashku gjithë jetën.
Por ndonjeherë rruga është më e vështirë seç pritet.
Egzisjtonë disa rregulla të pathëna por që të gjithë i njohin, të cilat duhen zbatuar patjetër për të pasur një martesë të lumtur.
Mos kritikoni prindërit ose miqtë e partnerit
Kjo nuk do të ishte asnjëherë një ide e mire, sepse dhe ai mund të ketë dicka për të thënë kundër miqve të tu. Prandaj do të ishte më mirë, që gjithkush të mbante opinionet e tij për vete.
Të tregoni për takimet me ish të-dashurët
Ndoshta është e vërtetë që ju nuk keni asgjë më ish-të dashurit, për këtë arsye duhet të pranoni që vazhdoni ti takoni ato.
E kaluara nuk ekziston më
Mos nxirrni nga goja gjëra që i përkasin të kaluarës. Në këtë mënyrë do të lëndoni veten dhe partnerin tuaj.
Mos postoni në ëeb gjëra ju përkasin vetëm ju të dyve
Jeta në çift ka nevojë për intimitet dhe një foto e postuar në Facebook mund ta shkatërrojë lumturinë tuaj.
Mos përdorni fjalë me shkronjën “D”
Të kërcënoni partnerin duke perdorur fjalën divorc, do të thotë qe t’i krjoni atij një gjendje ankthi.
Partneri duhet të zërë gjithmonë vendin e parë
Nëse vini re që dikush po mundohet që të prishë bashkimin tuaj, mos flisni me atë person nëse mendoni vërtet që partneri juaj është i rëndësishëm për ju.
Miqësia e thellë është nyja bazë e çiftit
E vërtetë; si mund të kalohet një jetë së bashku nëse nuk jeni miq të mirë në marrëdhënien tuaj?
Lodhja e rritjes së femijëve mund të shkaktojë stres të madh dhe tension tek prindërit
Shume e vërtetë; rritja e fëmijëve mund të vrasë edhe çiftin më perfekt
Ajo që ju bashkon janë vlerat dhe zakonet e përbashkëta
E vertetë; askush nuk mund të rrijë me atë që në fund të fundit, mendon shumë ndryshe
Të flasësh dhe të diskutosh shumë mbi veten nuk funksionon, sic nuk funksionon pothuajse kurrë e shumë perfolura terapi e ciftit.
E vërtetë; të bësh gjithmonë të përpiktin është rraskapitëse, terapia e çiftit është shpesh një mjet i kotë, një shpresë pothuajse gjithmonë e më zhgënjyese.
Seksi i kënaqshëm nuk është edhe aq i rëndësishëm sa ju mendoni
E vërtetë dhe false; ndoshta seksi akrobatik nuk është i nevojshëm, por nëse dëshira e tjetrit zhduket, qëndrimi së bashku mund të bëhet dekurajuese, dhe të shuajë shumë energji vitale.
Të jetoni të ndarë, nuk ndihmon ciftin për ta bëre më të fortë marrëdhënien
E vërtetë dhe false; prania fizike e vazhdueshme dhe konstante nuk është gjithmonë një kartë fituese për mbijetesën e çiftit. Ndoshta jetesa e ndarë është një paradoks (por edhe bashkëjetesë sociale), por duke u parë në distancë, në hapësirë, mund t’i japë oksigjen dëshirës…më sipër. Dhe kjo ndihmon për të parë më mirë tjetrin.
Çiftet e pamartuar nuk janë më solide sesa të martuarit
E vërtetë por…mund të jetë, dhe sigurisht kanë pengesa dhe nyje burokratike që shpesh herë vonojnë vendimet. Disa thonë se është diçka e mirë, por qëndrimi së bashku në sajë të institucionit nuk duket më diçka kaq entuziaste.
Të falësh dhe të mirëkuptosh është thelbësore.
Shumë e vërtetë! Më tepër se kaq s’mund të shtojmë.
Çifti mund t’i mbijetojë tradhëtisë bashkëshortore
E vërtetë; çështja është komplekse, por natyrisht mund t’i mbijetojë tradhëtisë së tjetrit. Ndonjëherë ajo mund edhe të forcojë martesën (kur nuk e shkatërron atë. Ky është një përbërës i gjithanshëm).
E rëndësishme është të krijoni hapësira për të dy, me mbrëmje romantike, e mundësuar nga dadot ose prindërit për të mbajtur fëmijët.
E vërtetë; dadot dhe prindërit i japin një ndihmë lirisë në çift, dhe liria është afrodiziake./preferenca.com/