Gazetari investigativ Artur Çani i ftuar në Fax News u shpreh se Arbër Çekaj ka pasur dijeni për drogën e ngarkuar në kontenier.
“Mendoj se Arbri e ka ditur për ngarkesën, ndërsa sasinë nuk mendoj se e ka ditur. Unë mendoj nga të gjitha burimet e mia, se për të sjellë një sasi të madhe droge do një garant patjetër dhe duhet të jëtë garant shumë i fuqishëm.
Arbri e ka marrë vesh që kontenieri i tij është shkarkuar në Livorno. Unë jam i bindur se nuk ka për të ardhur në Shqipëri.”
Sipas burimeve të gazetarit Artur Çanit ka informacione se sasia drogës që ka qenë në kontenier është një pjesë e sasisë, prej 1000 kilogramësh që janë kontraktuar.
“Kjo sasi drogë 613 kilogramë, është një pjesë e sasisë prej 1000 kilogramësh që janë kontraktuar. Këtë e them nga burimet e mia. Më është thënë se sasia e blerë është 1000 kilogramë, madje thuhet më shumë akoma, që pjesa tjetër ka kaluar më para.”
(M.Q/Faxweb)