18:52 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

NATO do të mbrojë anëtarët nga kërcënimi rus, reagimi i fortë pas deklaratës së Putin

10:16 | 04/03/2018
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
NATO do të mbrojë anëtarët nga kërcënimi rus, reagimi i fortë pas deklaratës së Putin

NATO ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin mbi armët e reja bërthamore, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu theksoi në një komunikatë se deklaratat e presidentit rus që kërcënojnë shtetet e Aleancës Atlantike ishin të papranueshme dhe të dëmshme.

“Deklaratat e presidentit rus të cilat kërcënojnë shtetet e Aleancës janë të papranueshme dhe të dëmshme. NATO ka theksuar shumë herë se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s nuk e ka në objektiv Rusinë”, theksoi Lungescu.

Ajo nënvizoi se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s ofron mbrojtje ndaj kërcënimeve me raketa bërthamore që mund të vijnë nga jashtë zonës euro-atlantike.

Duke vënë në dukje se NATO-ja është e gatshme t’i mbrojë të gjithë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi, Lungescu shtoi “se ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë, apo garë të armatimit”.

“NATO përkundër ‘aktiviteteve agresive’ dhe grumbullimit ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë të ndjekë një politikë, e cila ka në plan të parë dialogun”, theksoi Lungescu.

Burimi: ATSH

Pas

“Do të më shihni vetëm në Youtube”, moderatorja zbulon reality show-n e ri

Para

S’ka të ndalur saga e grabitjeve: Vidhen gjatë natës disa biznese në Korçë

Para
S’ka të ndalur saga e grabitjeve: Vidhen gjatë natës disa biznese në Korçë

S’ka të ndalur saga e grabitjeve: Vidhen gjatë natës disa biznese në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.