Është dëgjuar shpesh për pazaret që artistët bëjnë herë pas here në kurriz të njëri-tjetrit nëpër koncertë.
Por, konkretisht ka qenë këngëtari Ylli Baka, i cili ka treguar një rast kur aktori i famshëm i humorit, Cekja i Beratit, tentoi të përfitonte para nëpërmjet tij.
“Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert.”
Më tej ai imiton Besin i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu. Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek.
“U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua. Se të kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”-i kishte thënë aktori Bakës.
Salla shpërthue në të qeshura, dhe këngëtari rrëfeu se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me Cekën.
(F.M/Faxweb)