01:13 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia frenon azilkërkimin, mijëra shqiptar të kthyer në kufi, masat e rrepta të ndërmarra (VIDEO)

13:44 | 04/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia frenon azilkërkimin, mijëra shqiptar të kthyer në kufi, masat e rrepta të ndërmarra (VIDEO)

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

Sipas Fax News, janë kthyer mbrapsht në kufi mijëra shqiptar dhe një pjesë e tyre minorenë.

Masat e ndërmarra nga autoritetet konsistojnë në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë, në rritjen e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit sidomos me vendet të prekura nga azilkërkimi abuziv i shtetasve shqiptar, në rritjen e kontrollit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjen në hapsirën Schengen, si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, qoftë në adresë të agjensive apo personave që merren me prodhimin e dokumentave të falsifikuara me qëllim azilkërkimin, ashtu edhe në drejtim të kalimt të paligjshëm të kufirit.

Në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror – plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së/Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit. Gjatë periudhës 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit. Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: azilkerkimkufishqiptar
Pas

Mbi 3 kuintalë kanabis në shtëpi, policia ndalon pesë persona në Mallakastër

Para

Mbi 3 kuintalë kanabis në shtëpi, policia ndalon pesë persona në Mallakastër

Para
Mbi 3 kuintalë kanabis në shtëpi, policia ndalon pesë persona në Mallakastër

Mbi 3 kuintalë kanabis në shtëpi, policia ndalon pesë persona në Mallakastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.