Ai është një nga DJ më të suskesshëm dhe më të përfolur, por kohët e fudnit është komentuar shumë për ndarjen nga partnerja e tij, moderatorja, Bora Zemani.
I ftuar në një kat më lart, Vin Veli ka treguar se nuk e ka tradhëtuar asnjëherë Borën dhe se djali ishte pengesa më e madhe për ndarjen mes tyre.
Ai sugjeron që nëse dashuria mbaron, askush të mos mbes peng i raportit dhe fëmijës. Ndarja në këto raste, sipas tij, është më mire dhe për fëmijën.
“Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhëtova Borën, sic është shkruar. Kam tradhëtuar më parë, jo Borën. Mesa duket jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e followersa”- tha Vini.
I pyetur nëse tani që është single, e ka gjithçka më të lehtë DJ ta tashmë është më i fokusuar në karrierë.
(F.M/Faxweb)