51-vjeçari Kasëm Brisku,banues në fshatin Fier-Mimar të ish-komunës Kozare në rrethin e Kuçovës,është zhdukur nga banesa prej 6-ditësh dhe askush nuk di asgjë për fatin e kryefamiljarit. Ka qënë mëngjesi i së Martës së dt.27 Shkurt,hera e fundit që është parë nga familjarët e tij,që kur janë zgjuar në mëngjes nuk e kanë gjetur në shtëpi dhe nuk e kanë parë më që prej asaj dite. Pasi kanë pritur deri nga pasditja e së Martës,familjarët janë shpërndarë dhe kanë filluar ta kërkojnë në fshatrat përreth,tek të afërmit si dhe në qytet por pa asnjë rezultat. Pasi nuk kanë mundur dot ta gjejnë familjarët kanë njoftur menjëherë policinë. Bashkëshortja e Kasëmit,Xhevaire Brisku shprehet se,bashkëshorti i saj nuk dilte asnjëherë nga banesa pa njoftuar se ku do shkonte dhe atë mëngjes askush nuk e ka ndjerë kur ka dalë nga shtëpia. Sipas Xhevaires,mendohet se Kasëmi ka dale rreth orës 4-5 të mëngjesit,me rrobat e shtëpisë dhe pa marrë as celularin me vete. Ajo pohon se,bashkëshorti i saj nuk vuan nga asnjë lloj sëmundjeje dhe nuk do ta braktiste kurrë familjen me dëshirën e tij. Xhevairja i bën thirrje policisë të hetojë dhe të gjejë “personin” që e ka nxjerrë atë mëngjes,në të gdhirë,nga banesa. Djali i Kasëmit,Fitim Brisku dyshon se babai i tij mund të jetë rrëmbyer,kjo për shkak se ai ka pasur një konflikt ende të hapur me 2 persona nga fshati Kozare,konflikt që ka ndodhur në Qershor 2017. Fitimi shprehet se,personat me të cilët babai i tij ishte konfliktuar vazhdonin ti telefononin ende për sqarime të ngjarjes por ata nuk kishin pranuar. Sipas Fitimit,rrëmbimi i babait të tij është e vetmja mundësi për të shpjeguar largimin e tij,pasi dyqshimet e para se mund të ishte mbytur në lumë janë hedhur poshtë pas kërkimeve që kanë bërë polombarët 2-ditë më parë.
(B.H/Faxweb)