Presidenti Ilir Meta ka dekoruar shtetasin Agur Vrenozi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”
Fax News raporton se sot më 5 mars 2018 Meta i akordoi me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve.
Veprimi I Vrenozit është cilësuar heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Vrenozi mbeti i vrarë me kallashnikov, teksa përleshej me tre hajdutë të armatosur.
Fax News raportoi se teksa i ndjeri po kthehej për në shtëpinë e tij, vuri re tre hajdutë që po grabisnin një pikë këmbimi valuator dhe ndërhyri.
Si pasojë mbeti I plagosur me kallashnikov dhe ndërroi jetë në spital.
I plagosur mbeti edhe pronari I pikës së këmbimit valutor.
Ndërkohë policia arrestoi në kohë rekord tre hajdutët dhe u sekuestroi edhe çanët me para që arritën të vidhnin.
(F.M/Faxweb)