11:34 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Qenia më e shpifur”, Kukësi reagon ashpër ndaj gazetarit: Duke besuar se sot është më i “kthjellët”…

13:39 | 05/03/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qenia më e shpifur”, Kukësi reagon ashpër ndaj gazetarit: Duke besuar se sot është më i “kthjellët”…

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH dhe duke komentuar takimin mes Lushnjës dhe Kukësit, përfunduar me fitoren e verilindorëve me rezultat 1-2, përdori një fjalor të papërshtatshëm për futbollistin e kukësit Elton Kale kur tha se “Ai braziliani i Kukësit, Kale, është qënia më e shpifur që kam parë në fushat e futbollit”.

Për këtë, ka reaguar ashpër klubi i Kukësit, përmes një deklarate për shtyp ku kritikon deklaratën e Demit dhe i kërkon atij ta rilexojë edhe njëherë atë që ka thënë. Sigurisht në këtë kritikë nuk mungon ironia, teksa verilindorët shkruajnë: “Duke besuar se je i kthjellët”.

Klubi i ka vlerësuar këto deklarata si urrejtje dhe racizëm ndaj futbollistit Kale.

REAGIM:

Futboll Klub Kukësi reagon ndaj ofezave dhe deklaratave të gazetarit sportiv Saimir Demi.
FK Kukësi, shpreh indinjatë të thellë për deklaratat e papërgjegjshme të gazetarit sportiv, Saimir Demi, bërë mbrëmë në “Rubrika Sportive”, në RTSH, datë 04.03.2018.

Ky gazetar mbrëmë arriti kulmin duke shprehur dhe racizëm e urrejtje ndaj lojtarëve të klubit tonë , por ofezat dhe dekleratat kundër nesh nuk i ka kursyer asnjëherë, ashtu sikurse edhe rasti i ndeshjes me Lushnjen, ku nga një ndërhyrje e gabuar ndaj Kales, gjyqtari i ndeshjes dha karton të kuq për Çelën.

Ne nuk po ndalemi të diskutojmë këtë ngjarje por me deklaratën e bërë mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive”,në RTSH.
Ftojmë dhe lexuesit dhe opinionin sportive, që të të japë vetë vlerësimet për dekleratën e Demit, të cilën po e risjellim të plotë.

“Ai braziliani i Kukësit, Kale, është qënia më e shpifur që kam parë në fushat e futbollit, ai që mori të kuqin e meritonte, po ky tipi nuk e di se çfarë është. Kjo është një skenë që e bën në çdo ndeshje, është gjithmonë e njëjta, shihni çfarë bën. nuk kam parë një njeri si ky. Kartoni i Çelës është idiotësia më e madhe e madhe e gjyqtarit, atë karton më mirë ta përdorte si letër higjenike”, – ka deklaruar mbrëmë , gazetari Saimir Demi.

E ftojmë z. Demi ,duke besuar se sot është më “i kthjellët”, që ta rilexojë këtë dekleratë publike të tij, dhe nëse ka pak profesionalizëm , apo qytetari të kërkojë ndjesë publikë, lojtarit që e ka fyer, klubit dhe shikuesve që e ndjekin. Të shohë nëse pozicioni i një gazetari, apo analisti arrin deri këtu.

Lojtari në fjalë është ndër pikat kryesore të Kukësit, dhe duket qartë në rreshtat e deklaratës së Demit , se aty ka mllef, përçmim dhe rarcizëm. Nuk është në dinjitetin e një gazetari, aq më shumë të një shqiptari që të shpreh kosniderata të tilla për një të huaj që ka veshur bluzën e një klubi shqiptar.

Ne si klub nuk i diktojmë asnjë gazetari, apo media se çfarë duhet të bëje dhe çfarë duhet të deklarojë,. Ne respektojmë pavarësinë e medias dhe të mendimit të lirë, por nuk pranojmë fyerje përbuzje dhe racizëm. Futbolli i bashkon të gjithë njerëzit pavarësisht vendin, origjinës, ngjyrës rracës dhe fesë.

FUTBOLL KLUB KUKESI

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: elton kaleSaimir Demi
Pas

Nga binjakëzimi me Lazion, te shëndetësia falas. Si u ”tretën” premtimet e Rilindjes në Peqin(Video)

Para

Mbiemrat që Berisha i vë Ballës: Si e kishte emrin ai trajneri…(VIDEO)

Para
Mbiemrat që Berisha i vë Ballës: Si e kishte emrin ai trajneri…(VIDEO)

Mbiemrat që Berisha i vë Ballës: Si e kishte emrin ai trajneri...(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari

Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.