Reperi shqiptar publikoi një video në rrjetet sociale dhe I lajmëroi të gjithë ndjekësit për një konkurs që do të zhvillojë.
Thirrja veçanërisht shkon për dizajnerët.
Bëhet fjalë për një konkurs për coverin e mixtape-it Energjiko.
Pasi të dërgojnë punët e tyre, do të publikohen në rrjetet sociale dhe puna që do të marrë më shumë pëlqeim, do të jetë edhe i zgjedhur i tij për Mixtape-in si dhe do të shpërblehet me 500 euro.
“Afati është një javë. Konkurs per Coverin e mixtape-it ENERGJIKO ! Fitusi i merr 500 euro !! COVERI OFFICIAL shpallet me daten 15.03.2018 ! Go go go,”- shkruan Gjiko krahas videos.
(F.M/Faxweb)