Një 66-vjeçar është gjetur i helmuar nga një substancë e panjohur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Wiltshire të Britanisë së Madhe. 66-vjeçari është identifikuar si Sergei Skripal, shtetas rus, që ka fituar statusin e refugjatit në Britaninë e Madhe, pas një shkëmbimi spiunësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitin 2010.
Ai është një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus, i cili ishte dënuar nga Moska me 13 vite burg në vitin 2006.
Ai u gjet pa ndjenja në një stol pranë një qendre tregtare. Bashkë me të ishte dhe një grua rreth të 30-ve, gjithashtu pa ndjenja. Policia është duke hetuar nëse helmimi i tyre lidhet me ngjarje kriminale.
Ai së bashku me gruan rreth të 30-ave ndodhen të dy në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Policia britanike ka deklaruar se dy personat e helmuar nuk kanë dëmtime në trup. “Për shkak se jemi në fazat e hershme të hetimit, nuk mund të konstatojmë ende nëse kemi të bëjmë me një krim”, tha policia.
Sipas Rusisë, koloneli Skripal ishte paguar 100 mijë dollarë për informacionin dhe ishte rekrutuar në vitet 1990. Ai ishte në mesin e 4 të burgosurve, që Moska shkëmbeu me 10 spiunë të saj në Amerikë në vitin 2010, në kuadër të një shkëmbimi spiunësh, ndërsa koloneli rus shkoi më pas në Britani.66-vjeçari u akuzua nga FSB se punonte për shërbimet sekrete britanike.
Skripal zbuloi identitetin e agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë dhe informacionin ia dha Shërbimit Sekret të Inteligjencës britanike, MI6. Në vitin 2010, Rusia e ekstradoi atë në Britani të Madhe në këmbim të 10 spiunëve amerikanë.
(M.Q/Faxweb)