01:25 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas ‘’stuhisë”, si i bashkuan votat në Kuvend PS dhe LSI

07:52 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas ‘’stuhisë”, si i bashkuan votat në Kuvend PS dhe LSI

Pak pas mesnate, Parlamenti përfundoi seancën maratonë ku edhe u votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici.

Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt.

Ligjit të Vettingut për policinë iu bashkuan edhe 19 amendime të LSI-së, që ishin dakordësuar me PS-në. Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi e shpjegoi bashkimin e votave të LSI-së me ato të PS-së për vettingun në polici, me argumentin për të pasur një ligj të përafruar me standardet europiane.

Duhet thënë se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të arritura mes PS-së dhe LSI-së, pas ndarjes së tyre nga koalicioni qeveritar.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.

Mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: LSImarreveshjeMonika Kryemadhips
Pas

Populisti që mund të jetë kryeministër/ Si arriti 32-vjeçari Di Maio nga kamarier drejt fitores së zgjedhjeve

Para

”Mungesa jote më bën të ndihem i vogël…më fal”, Kastro Zizo përlot me fjalët për të ëmën

Para
I bëri lëmsh të gjithë, Kastro Zizo rrëfen të vërtetën e ‘fejesës’

''Mungesa jote më bën të ndihem i vogël...më fal", Kastro Zizo përlot me fjalët për të ëmën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.