Është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, ish-pronari i Universitetit ‘’Kristal” Ahmet Muça.
Muça është vënë në pranga pas një hetimi dy-mujor nga ana e Prokurorisë, ndërsa akuza që rëndon mbi të është ajo e falsifikimit të diplomave.
Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste disa diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro.
Pra, edhe pse diplomat nuk kishin asnjë vlerë, pasi universiteti ishte mbyllur, ai vijonte që të shiste diploma me logon e ‘Kristalit’ personave të ndryshëm.
Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke u arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E.P.
(E.K/FAXWEB)