Këngëtari shqiptar është bërë baba për herë të parë.
Në festivalin e Këngës Mgjike 2017, Kelly u prezantua me këngën “Kur ti buzëqesh”, të cilën ja dedikonte gruas së tij, Enisës dhe u shpreh se mezi priste të vinte në jetë djali i tyre.
“Të trashëgojë cilësitë më të mira të prindërve, sidomos të mamit, të mos ketë frikë të dështojë e të ringrihet, të marrë nga jeta atë që do të dëshirojë më shumë, të jetë një person me vlera dhe, mbi të gjitha, të dashurojë fort, Aq sa dashuron babi mamin,”- tha Kelly dhe publiku e duartrokiti.
Vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Liam.
Vetëm ditën e djeshme, Kelly ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe e ka ndarë lajmin e gëzuar me gjitha miqtë e tij.
“Mirë se erdhe në jetë Liam! Një emocion i papërshkrueshëm të jesh prind. Falënderoj Zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin pjesë të jetë sime. Do të të dua me gjithë forcën e shpirtit tim në çdo ditë të jetës sonë. Jetë të gjatë princi ynë,”- shkruan këngëtari krahas fotos.
(F.M/Faxweb)