09:20 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parti e re tek demokratët? Ku ndahet Basha me Berishën

14:46 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parti e re tek demokratët? Ku ndahet Basha me Berishën

Mundësia e krijimit të një partie të re nga ana e të pakënaqurve në PD, diçka që Astrit Patozi nuk e ka përjashtuar si mundësi, ka shtuar dhe më shumë paqartësitë se çfarë po ndodh mes të djathtëve.

I pyetur në lidhje me këtë zhvillim ish-kryeministri Berisha është shprehur mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ se në vlerësimin e tij ishin dy mundësi për tu përballur me këtë:

Bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e demokratëve dhe së dyti, bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete.

“E konsideroj absolutisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshëm se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”, tha Berisha.

Por në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët, Basha tha se është e drejtë e çdo kujt që të bëjë zgjedhjen e tij, ndërsa u shpreh se sulmet ndaj kryetarit nuk janë alternativë politike pasi nuk u shërbejnë demokratëve  që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me varfërinë, papunësinë, largimin abuziv nga puna.

Ndërrsa në lidhje me përgjegjësinë e tij për bashkimin e PD, Basha tha se bashkimi nuk është një proces negociatash me kryetarin.

Basha nuk kurseu edhe ironinë duke thënë se as sulmet nga kafenetë dhe as deklaratat e pabazuara nuk vlejnë.

“Është e drejta e cdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike, pretendimi se propozimet s’janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst, janë forumet, kuvendi i partisë ato që shqyrtojnë propozimet. Cdokush është i ftuar gjatë këtij procesi të analizës të marrë pjesë dhe të japë propozimet për fuqizimin e aksionit tonë politik.

Sulmet ndaj kryetarit s’janë alternative politike, si shërbejnë demokratëve  që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me varfërinë, papunësinë, largimin abuziv nga puna.
PD dhe demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe drogës.
Kjo është një kauzë që do i bashkoje, as sulmet nga kafenetë as deklaratat e pabazuara nuk vlejnë. Kuvendi Kombetar do te mblidhet ne pranvere dhe aty eshte vendi qe te japim te gjithe idete. Procesi i bashkimit te partise nuk eshte proces negociatash personale me kryetarin. Kam shpallur vizionin tim. Kjo eshte parti e anetarit, jo e kryetarit. Dhe kemi punë për të bërë që vendimarrja të merret nga anëtarësia.  E vetmja ftesë është distancimi total nga persona me rekorde kriminale dhe përqafimi i vlerave europiane”, tha Basha.

(B.H/Faxweb)

Pas

Modelja shqiptare do të bëhet nënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës (FOTO)

Para

Deklarata e fortë e Drejtorit të Policisë Vlorë: 11 policë nën hetim për drogë, 3 janë përjashtuar

Para
Deklarata e fortë e Drejtorit të Policisë Vlorë: 11 policë nën hetim për drogë, 3 janë përjashtuar

Deklarata e fortë e Drejtorit të Policisë Vlorë: 11 policë nën hetim për drogë, 3 janë përjashtuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Zjarret pyjore në Turqi morën dy jetë, pretendohet për zjarrvënie të qëllimshme

Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

Mediat: Hamasi pranon propozimin e armëpushimit me Izraelin

Vala e të nxehtit përvëlues godet Italinë! 3 viktima, temperatura deri në 41°C dhe alarm i kuq në 20 qytete

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festës kombëtare amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.