09:25 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-oficeri komunist në krye të policisë çeke, populli derdhet në rrugët e Pragës

16:59 | 06/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-oficeri komunist në krye të policisë çeke, populli derdhet në rrugët e Pragës

Protesta të shumta në gjithë Republikën Çeke janë mbajtur të hënën në mbrëmje në kundërshtim të zgjedhjes së një ish-oficeri policie të epokës komuniste, në krye të komisionit të inspektimit të sigurisë të Parlamentit të Çekisë.

Duke kënduar “komunistët janë vrasës” dhe “mjaft më”, protestuesit mbanin pankarta dhe rrotulla fletësh në formë të shuplakave të policisë në shprehje indinjate ndaj vendosjes së Zdenek Ondraçek, një deputeti të Partisë Komuniste Çeke, si kryetari i inspektimit të përgjithshëm parlamentar të forcave të sigurisë.

Zgjedhja e Ondraçekut në krye të një komitetit delikat, i cili survejon punën dhe gabimet e policisë, u bë me votim në parlament javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve për shkak të shërbimit të tij  në një njësi e cila ka ushtruar dhunë mbi protestuesit e Revolucionit të Kadifenjtë në vitin 1989, në Çekoslovakinë e asaj kohe.

Të hënë u mbajtën demonstrata paralele kundër zgjedhjes së Ondraçekut në 10 qytete të Çekisë, njëkohësisht.

Në Pragë, protestuesit u mblodhën në sheshin Ënceslas – në kujtim të skenës së demostratave masive të 1989 që çuan në rrëzimin e komunizmit – dhe shprehën gjithë zemërimin ndaj kryeministrit çek Andrej Babis, të cilin e akuzuan për ndihmën në e emërimin e Ondraçekut si këmbim të mështetjes që 15 deputetë të Partisë Komuniste i dhanë partisë së tij ANO, që të mbetet në qeveri.

Partia ANO e kryeministrit Babis, është grupimi më i madh në parlamentin e Çekisë por i mungonte numri i mjaftueshëm për të formuar qeverinë, numër të cilin e plotësoi me 15 deputetët e Partisë Komuniste.

Disa nga protestuesit u shprehën se kishin frikë për të ardhmen e demokracisë në Republikën Çeke.

“Ne e ndiejmë se demokracia është në rrezik”, u shpreh Iva Vrbova, menaxhere e një kompanie dhe protestuese e tubimeve të vitit 1989 që çuan në rrëzimin e komunizmit.

“Qëndrova në këtë rrugë në vitin 1989 dhe këtu do të qëndroj sërish për të njëjtën arsye”, – tha ajo.

“Ondraçeku ka rrahur e ka ushtruar dhunë mbi njerëzit e zakonshëm në rrugë dhe tani ai kërkon të kontrollojë pushtetin e policisë në Çeki. Është e tmerrshme!” – tha Michal Mares, financier, i cili gjathashtu ka qenë pjesë e protestave të 1989-ës.

“Kjo është e pështirë. Demokracia po bën pas, ja pse gjendemi këtu!” – tha ai.

Kishte shenja se shfaqja e forcës së njerëzve në shesh mund të sillte një kthesë.

Vetë kryeministri Babis që më herët, është identifikuar si një ish-informator i policisë secrete gjatë periudhës komuniste, pavarësisht se ai e mohon, tha se do ta shtyjë emërimin e Ondraçekut, duke i tërheqyur kritikat se ai thjesht po përpulet ndaj ndjeshmërisë së lartë publike.

Polemika dhe protestat kundër emërimit të Ondraçekut në krye të një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare të Çekisë,  ka koinçiduar me 70-vjetorin e uzurpimit të pushtetit nga komunistët në Çekosllovaki, në një grusht shteti që në vitin 1948, i nxorri partitë e tjera jashtë loje.

Ondraçeku është mbrojtur nga udhëheqësi aktual i Partisë Komuniste, Vojteç Filip, i cili tha se deputeti i tij “Nuk bëri asgjë të gabuar” në përmbushjen e detyrës së tij në polici në përpjekje për të shtypur protestat e vitit 1989.

Përkthimi nga The Guardian: Fax Web

Pas

Zbardhet autopsia e vdekjes së Davide Astori

Para

Skandal/ Dhunoi vajzat e ekipit të Flamurtarit, gjykata liron Ardian Çobën

Para
Skandal/ Dhunoi vajzat e ekipit të Flamurtarit, gjykata liron Ardian Çobën

Skandal/ Dhunoi vajzat e ekipit të Flamurtarit, gjykata liron Ardian Çobën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Biden rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, ish-Presidenti amerikan kritikon vendimet e Trump: Drejtësia dhe historia janë në rrezik

Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Kriza në Lindjen e Mesme/ Ministri i Jashtëm Wadephul në Izrael: Gjermania s’ka në plan të njohë shtetin palestinez

Berlini lëshon sinjalin e fortë! Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Vetëm disa vende arrijnë marrëveshjen/ Trump vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete në përpjekjen e fundit për të riformësuar tregtinë globale

Tjetër sulm i përgjakshëm rus në Kiev! Të paktën 27 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur, mes tyre shumë fëmijë

Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Serbia në listën e vendeve me tarifa të larta nga SHBA, 35% taksë doganore

E rëndë në Itali, 35-vjeçari vritet dhe copëtohet nga nëna dhe partnerja e tij

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.