Në serinë e dosjeve të Abbottabad, të zbuluara në shtëpinë e Osama Bin Ladenit, që u bastis nga ushtria amerikane në Abbottabad, Pakistani i veriut, në vitin 2011, një dokument ka ekspozuar informacion veçanërisht interesant.
Dokumenti zbulon se al-Kaeda synonte rekrutë “të zakonshëm” dhe “injorantë” në mbarë botën, siç thuhet nga komandanti libian i grupi , Abu Jahja al-Libi.
Ebu Jahja ishte i dyti në komandën e al-Kaedës pas Ayman al-Zaëahri dhe u vra në një sulm të avionëve amerikanë në rajonin e Vaziristanit, në Pakistanin verior.
Dokumenti i datës 29 mars 2010 ishte një buletin i brendshëm dërguar anëtarëve të al-Kaidës. Aty lexhet:
“Vërejtje: Të publikohet në media, por jo për publikun, një mesazh i veçantë vetëm për vëllezërit e medias xhihadiste”.
Rekrutimi dhe nxitja e njerëzve “të thjeshtë”
Kushtet e rekrutimit të grupit u përcaktuan nga Ebu Yahya, i cili shkruan:
“Përqëndrohuni në fjalimet dhe publikimet tuaja mbi besimtarët e thjeshtë myslimanë, mos u merrni me diskutimet me të ashtuquajturat ‘elita’ (intelektualë);
Të parat janë më të dobishme për xhihadin, sepse ata janë më së shumti të pastër dhe plot mirësi, edhe pse mund të kenë mëkatuar ndonjëherë.
Megjithatë mendimet e tyre nuk janë të ndotura nga korrupsioni dhe nuk kanë injorancën komplekse [të myslimanëve të tjerë].”
Ebu Jahja shton:
“Siç e dini, shumica e njerëzve të thjeshtë nuk e kuptojnë të vërtetën e diskutimeve shkencore dhe analizave politike, por ata nxiten nga emocionet”.
Dokumentet e lëshuara më parë tregojnë përkjekjet e menaxhimit të rrjeteve të jashtme të al-Kaedës, duke përfshirë identifikimin e liderëve të aftë dhe gjetjen e burimeve për të financuar operacione jashtë vendit.
Përktheu nga Al Arabiya: Faxweb