Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka bërë sërish lëvizje në prokuroritë e rretheve.
Arta Marku me një vendim të fundit ka emëruar prokurorin Agron Gjana në Tiranë.
Më parë në janaar, Marku e shkarkoi Gjanën nga kreu i Prokurorisë së Durrësit, ndërsa u komandua përkohësisht në Prokurorinë e Pukës.
Emri i Gjanës ka qenë në media disa vite më parë pasi ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu refuzua viza nga Ambasada Amerikane.
Në prill të vitit 2016, ambasada Amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.