Të pranishëm në mbledhje me kryeministrin në sallën e Hartave, sot, kanë qenë edhe 12 drejtorët rajonalë zyrave të punësimit.
Në këtë mbledhje Edi Rama ka shkarkuar edhe drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, për rezultate të pakënaqshme të dikasterit që drejtonte.
Pas emërimit të drejtoreshës së re, Elira Çaushi, kryeministri u është drejtuar me fjalë të ashpra drejtuesve të zyrave rajonale të punës nëpër rrethe, të mobilizohen për të rritur punësimin.
Kryeministri Rama u ka kërkuar drejtorëve që të negociojnë me bizneset për të punësuar sa më shumë qytetarë.
“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset punësoni njerëzit se vendet bosh. Do t’ju ndjek personalisht dhe individualisht,” – mësohet t’u jetë drejtuar Rama drejtorëve rajonalë të zyrave të punësimit.