Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka bërë një dedikim mjaft special për vajzën e tij. “Nuk arrij të ngopem me rrezen time të diellit” shkruan këngëtari.
Dedikimi i këngëtarit vjen pasi ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke puthur pafund vajzën e tij të vogël.
Enrique është martuar me Ana Kuornikovën dhe së bashku kanë sjellë në jetë dy binjakë dhjetorin e vitit të kaluar.
(M.Q/Faxweb)