Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Presidentin, Ilir Meta.
Fax News raporton se objekti i takimit është çështja e negociatave me Greqinë dhe dhënia e lejes për nisjen e tyre nga ana e Presidentit.
Takimi vjen në një kohë kur në skenën politike ditët e fundit ka dominuar skandali i përfshirjes në grupin negociator i Artur Meçollarit, i akuzuar nga opozita si spiun i rusëve.
Mësohet se Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Presidencë.
Më herët, Presidenti Meta i pyetur gjatë ditës së sotme për këtë çështje ka thënë se sot është dita e mësuesve dhe se do flasë kur të jetë koha e duhur.
(F.G/Faxweb.al)