Rritja e nivelit të liqenit të Fierzës në Kukës si pasojë e reshjeve të fundit dhe shkrirjes së dëborës ka sjellë bllokimin e rrugës së fshatit Breg-Lumë në Kukës ku janë bllokuar dhe disa banorë.
Siç shihet dhe nga videoja uji ka ndarë në mes rrugën e fshatit. Ky problem në këtë fshat nuk ndodh për herë të parë, pasi edhe në të shkuarën kur rritej shumë niveli i liqenit kjo rrugë bëhej e pakalueshme për shkak të ujit, ndërsa masat për parandalimin e këtij problem kanë munguar.
https://www.youtube.com/watch?v=hxwr7W-88aY&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)