18:26 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fillon hakmarrja, Alfred Pezës “nuk i del e keqja”, i nxjerr dokumentet Adriatik Llallës

15:04 | 08/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fillon hakmarrja, Alfred Pezës “nuk i del e keqja”, i nxjerr dokumentet Adriatik Llallës

Që prej ditës kur ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka lenë detyrën, në media kanë filluar të dalin lajme implikuese për ish-drejtuesin e Kryeprokurorisë.

Alfred Peza, drejtues i Alpenews.al, një portal i ri në treg prej mëse dy muajsh publikon në mënyrë periodike artikuj për familjen Llalla.

Nga vajza dhe atletet e saj të shtrenjta, tek mania e djalit të Llallës për makinat e shtrenjta, portali i Pezës është “kujdesur” për të gjitha detajet.

Por duket se tashmë gjërat kanë filluar të bëhen serioze…

Alpenews.al, ka publikuar disa shkrime ku pretendohet implikimi i ish-kryeprokurorit në me persona me rekorde kriminale dhe “skandali” për shitjen e një shtëpie me çmimin e një vile.

Pjesë nga shkrimi i Alpenews:

“Pas kësaj, a ka më njeri që nuk beson në aftësitë e jashtëzakonshme prej magjistari pronash të Adriatik Llallës?! Se mos mendoni se ka diçka tjetër që fshihet prapa trukut të tij, që ja kalon edhe prestigjatorit më të  madh në botë David Copperfield?!

Jo. Adriatik Llalla është thjeshtë shumë i zoti. Si një njeri i zhytur në raste të mëdha korrupsioni, siç e përcaktoi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Shumë shpejt, gjithë shqiptarët do ta mësojnë trukun e magjistarit tonë të rremë.”

Por pse nuk i “del” e keqja Alfred Pezës me Llallën? Mos ndoshta sulmi i vazhdueshëm drejt ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, lidhet me faktin se ky i fundit ishte njeriu që firmosi urdhërin për fillimin e hetimeve për Pezën?!

Llalla nisi hetimet për ish-deputetin që kishte fshehur të ardhurat, duke sjellë më pas efektin zinxhirë të heqjes së mandatit dhe vendosjes së masës së sekuestros mbi pasurinë e Pezës.

Mbetet për t’u parë sesi do rrjedhin ngjarjet në vijim, duke qenë se të tjerë “aktorë” po hyjnë në skenë. Portalet e majta nga njëra anë duke i bërë jehonë artikujve të publikuar nga Peza, dhe të djathtët që nuk i kanë ‘parë’ këto shkrime.

Në këto rrethana vlen të bëhet pyetja naive: A është në një konflikt interesi Alfred Peza me Adriatik Llallën?(F.G/Faxweb.al)

Titujt “dedikuar” Llallës:

Pas

Besi uron femrat e jetës së tij por harron motrën, ajo i kthehet publikisht: S’më ka bërë lopa (FOTO)

Para

Noizy bën të qajë nënën e tij për 8-Mars, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

Para
Noizy bën të qajë nënën e tij për 8-Mars, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

Noizy bën të qajë nënën e tij për 8-Mars, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

“Mos bashkëpunoni me organizatën amerikanë të ndihmave”, Hamasi paralajmëron palestinezët: Do merren masa nëse përfshiheni

“Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Sulm me sëpatë në tren Mynih-Vjenë, 4 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.