04:08 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lamtumira e Astorit/ “Do të flas shkurt, siç do të pëlqente ty”, vëllai dhe futbollisti përlotin të pranishmit (VIDEO)

16:03 | 08/03/2018
në Bota, Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lamtumira e Astorit/ “Do të flas shkurt, siç do të pëlqente ty”, vëllai dhe futbollisti përlotin të pranishmit (VIDEO)

Mijëra njerëz i kanë dhënë lamtumirën kapitenit të Fiorentinës Davide Astorit i cili humbi jetën në një hotel në Udine nga një atak kardiak para ndeshjes mes Udineses dhe Fiorentinës.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë disa nga yjet e futbollit botëror, miq të Astorit të afërm dhe tifozë të shumtë të Fiorentinës të cilët kanë përcjellë për në banesën e fundit Astorin. Sigurisht nuk kanë munguar edhe lotët e të pranishmeve gjatë ceremonisë ndërsa vëllai I Astorit por jo vetëm kanë mbajtur fjalimet e lamtumirës.

I pari që ka mbajtur fjalim ishte vëllai i Davides, Marco Astori, i cili në një letër që e lexoi për të gjithë kishte shkruar: “Ju falënderoj që keni ardhur dhe në këto ditë të vështira keni treguar sa shumë e keni dashur Daviden tim. Nuk kam shumë fjalë. I thosha gjithmonë se kur jepte intervista, thoshte të njëjtat gjëra, kështu që po bëj të njëjtën gjë edhe unë. Një përqafim Françeskës, Vitorias dhe të gjithëve. Lamtumirë Davide.”

Një fjalim prekës mbajti futbollisti i Fiorentinës, Milan Badelj, shok I Astorit I cili bëri të pranishmit të përloteshin.

“Do të flas shkurt, siç do të pëlqente ty. David në gjuhën ebraike do të thotë “i çmendur”. Shumë mbretër kanë pasur emrin tënd dhe, duke parë gjithë këta njerëz që kanë ardhur këtu për ty, besoj se ky është emri i duhur për ty.

Davide, ti je i thjeshtë. Me vështrimin tënd hyn brenda personave. Je ai që edhe pse nuk i njeh të gjitha gjuhët, arrin të flasësh me të gjithë. Ke folur gjithmonë me zemër dhe na ke mbajtur të bashkuar. Ke dhuntinë e gjuhës universale të zemrës.

Prindërit e tu duhet të dinë se nuk kanë gabuar asgjë me ty. Je biri dhe vëllai që gjithkush do të donte të kishte. Je shoku më i mirë, që gjithkush do të donte të kishte. Nuk harrohen të qeshurat e tua dhe shakatë me të gjithë ne. Ti je futbolli, ai i pastër i fëmijëve. Të gjithë ne kemi për detyrë të tregojmë kush është Davide”.

Ndërkohë që fjalë prekëse pas ndeshjes ndaj Tottenham ka folur edhe mbrojtësi Italian Giorgio Chiellini .

“Është shumë e vështirë gjatë ndeshjes, sepse ne duhet të mendojmë për lojën dhe kundërshtarët tanë. Nuk është e lehtë, por ai është gjithmonë në zemrën tonë. Dhe nesër do të shkojmë të japim ‘ciao’ të fundit së bashku me shokët e ekipit tonë.

Është e vështirë, por ne duhet të vazhdojmë jetën tonë, mendoj se për ne ka qenë i rëndësishëm për ekipin tonë kombëtar, ai gjithmonë solli emocione pozitive dhe gjithmonë buzëqeshi”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ciao Davide #DA13?⚜️ pic.twitter.com/hTfuiRcVOn

— ACF Fiorentina (@acffiorentina) March 8, 2018

 

 

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: ceremonia e varrimitDavide Astori
Pas

Flasin apo jo Zajmina dhe Rezarta? Ky detaj zbulon të vërtetën (FOTO)

Para

Marramendëse! Mund të blinit një makinë me paratë që Armina Mevlani shpenzoi për këtë veshje (FOTO)

Para
Marramendëse! Mund të blinit një makinë me paratë që Armina Mevlani shpenzoi për këtë veshje (FOTO)

Marramendëse! Mund të blinit një makinë me paratë që Armina Mevlani shpenzoi për këtë veshje (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.