04:27 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuza për mashtrim, arrestohet ndërtuesi i njohur në kryeqytet

18:02 | 08/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Fax News informon se Policia e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Namik Pelivani.

Ndërtuesi Namik Pelivani, akuzohet për “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e Namik Pelivani, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i proçeduar disa herë më parë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin A.L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t’i krijuar besueshmëri klientit. Gjithashtu ky shtatas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.

Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan: 6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(E.L/Faxweb)

Pas

Ndodh në Kukës, gjyshja 74-vjeçe akuzohet për mashtrim, zbuloni arsyen

Para

Basha përfshin në grup Imamin, detajet e para nga mbledhja e kryesisë së PD

Para
Basha përfshin në grup Imamin, detajet e para nga mbledhja e kryesisë së PD

Basha përfshin në grup Imamin, detajet e para nga mbledhja e kryesisë së PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.