Postimin e Lori Hoxhës në lidhje me vështirësitë e jetës së saj pa praninë e babait mesa duket, nuk e kanë pritur të gjithë mirë.
Një prej personave që guxoi t’i kthehej publikisht është edhe Ilda Gega, ish-banorja e Big Brother.
“O Zot i Madh, na lër rehat e mori dreqi! Jeta është kaq e vështirë kur nuk e di çfarë ngjyre ta zgjedhësh Lamorghini-n. Ne e dimë sa e vështirë është ta shtysh me meleona evro! Urdhëro!”-ka shkruar me ironi Ilda, duke shtuar në fund dy adresa të organizatave shqiptare për bamirësi.
Gega mbahet mend për sherrin e shumëpërfolur me pjata brenda shtëpisë.
Mbetet të presim për replikën e Lori Hoxhës, nëse do të ketë.
(F.M/Faxweb)