Duke folur për kokainën rekord të kapur në Maminas, analisti Fatos Lubonja, në emisionin “Studio e Hapur” tha se ‘të besosh se kjo gjë është pa mbështetje, do të thotë të jesh naiv”.
“Se cilat janë këto struktura këtu është pikëpyetje e madhe, janë të lidhur me politikën, apo vetëm politika apo strukturat e krimit të mirëorganizuara, kjo eshte pyetja.
Flitet për operacion të suksesshëm të policisë, vërtet u kapën 613 kg kokainë, por unë më të suksesshëm kam parasysh kur doli çështja Tahiri-Habilaj, doli që hetimet italiane, të koordinuara me përgjime, pas një pune 3-4 vjeçare kapën një rrjet kriminal.
Pakot ishin me kod, që nënkupton që ky numër i shkon këtyre, ky i shkon atyre, pra me ndarje, nuk e dimë sa grupe janë.
E parë kë kishte avokat shoferi? Maksim Haxhinë, është avokat i shtrenjtë, edhe i Tahirit për ironi, pra dikush ja ka paguar, janë pikërisht ata që nuk u kapën”, tha Lubonja.
Në vijim ai u ndal tek ndërprerja e këtij operacioni, që duan të na e shesin si të suksesshëm.
“Po të isha unë prokuror do të hapja çështje për të ndjekur kush e ka ndërprerë, ka ndërprerje apo është rastësi, na paskan kaluar 90 e ca kontenierë dhe këta paskan bërë qejf”, tha Lubonja në emision.