Një 25-vjeçar në Dibër i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje”, “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen” është arrestuar.
Operacioni është kryer nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:
Argit TURSHILLA, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.
Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G”, thuhet në njoftimin e policisë.