Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka folur për ‘’Fax News” në lidhje me dëshminë e tij në Prokurori për çështjen e lobimit në SHBA.
Ristani u shpreh se akuzat e revistës amerikane ‘’Mother Jones” janë lajme të rreme dhe se të gjitha kontratat e lidhura nga ana e PD-së janë bërë sipas ligjit.
Ai tha se ka qenë ‘’shoku Balla” ai që ka paralajmëruar hetimin nga ana e Prokurorisë, dhe se kjo gjë bie ndesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
‘’Kohët e fundit janë shtuar së shumti lajmet e rreme që përhapen për interesa të caktuara. Për hir të saj është ndërtuar dhe kjo historia e lobimit që nuk është asgjë më shumë sesa një ‘’fake news”.
Në muajin nëntor në i kemi kërkuar prokurorit të përgjithshëm që të niste hetime në lidhje me financimet e PD-së, pas zërave nga ana e kundërshtarëve politikë se ne kishim fshehu financimet tona.
Shoku Balla e deklaroi në Kuvend atë qe unë do pyetesha në Prokurori dhe kështu ndodhi. Nuk më erdhi aspak mirë që në të njëjtën ditë të marr fletëthirrjen nga ana e organit të akuzës që supozohet të jetë i pavarur.
PD ka pasur një kontratë të ligjshme dhe të gjitha transfertat janë kryer përmes bankave, këtë kam thënë edhe në Prokurori”, u shpreh Ristani.
I pyetur nga ana e gazetares së ‘’Fax News” Klaudja Karabolli nëse do të ketë një padi për ‘’Mother Jones” për prishje imazhi Ristani u shpreh: Jemi duke punuar për të parë nëse këto kanë ndikuar apo jo në prishjen e imazhit, sa kanë ndikuar. Është një çështje që po shqyrtohet nga ekspertët tanë.
(E.K/FAXWEB)