Policia greke në Athinë ka ndërmarrë një operacion të madh kundër një grupi criminal ku janë arrestuar 13 shqiptarë, 4 grekë, 2 gjeorgjianë, 1 moldav dhe 1 bullgar të moshës 19-37 vjec.
Ky grup prej Dhjetorit 2017 ka trafikuar 55 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë si dhe kanë kryer 4 grabitje. U kryen 25 kontrolle gjatë operacionit ku u sekuestruan 23 kg marijuanë, 200 gram kokainë, perzieres, peshore, pistoletë, thika, 2 makina, 2 motorra, 8500 euro dhe disa celulare.
Operacioni vijoi për kapjen dhe te dy shtetasve te tjere, burrë e grua shqiptare 38 dhe 37-vjeç. Gjatë kontrollit të mjedisit të tyre në Kipseli u gjetën dhe sekuestruan 14 kg 854 gram heroinë, 334 ilaçe narkotike, 3 peshore, 7330 euro, 145 dollare, 20 lira angleze, 3000 lek shqiptare, 7 celulare. (B.H/Faxweb)