Ermal Mamaqi është një nga personazhet e showbizit shqiptar që i ka rrjetet sociale të mbushura plot humor.
Herë pas here ai bëhet nostalgjik dhe poston ndonjë video ose foto të para shumë viteve.
Ditën e djeshme moderator i “Xing me Ermalin”, ka postuar një foto të vjetër të tijën.
“Ishte koha kur të merrte dikush në tel dhe ti i thoje: A ke ofertë? Sa i madh jam i hedh vetes dorën në qafë,”- shkruan Ermali krahas fotos.
Ai ka kujtuar se sa shumë kanë ndryshuar gjërat që nga koha kur është shkrepur ajo foto.
(F.M/Faxweb)