Telenovela e shtatzënisë së Xhensila Myrtezqajt duket se po shkon drejt fundit.
Edhe pse çifti herë pas here e ka mohnuar pritjen e ëmbël, barku i rrumbullakosur i Xhensilës nuk po fshihet as nga fotot në rrjetet sociale.
Së fundi një një burim i brendshëm tregon të vërtetën për “Iconstyle.al” .
Xhensila Myrtezaj është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me Bes Kallakun. Burimi tregon po ashtu, se Xhensila ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.
Deri më tani dyshimet e fansave dhe mediave kanë qenë se këngëtarja ndodhej në pritjen e ëmbël, por askush nuk e kishte konfirmuar.
I njëjti burim tregoi për “Iconstyle.al” edhe gjininë e foshnjës. Xhensila dhe Besi do të mirëpresin një vajzë.