Ajo është një nga moderatoret më të komentuara në media e rrjetet sociale.
E kemi fjalën për Viola Spiron, e cila ka qenë së fundmi në “Lart e poshtë” ku ka folur mbi shopping dhe mbi blerjet e shtrenjta. Ajo tregoi se jo pak herë i merr borxh të motrës pasi nuk i del rroga e saj.
“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë.
Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh Viola.
Kujtojmë se pak kohë më parë ish-i dashuri i saj u arrestua në Itali për shkak se u kap me drogë. Madje ai përflitej se ishte dhe sponsorizuesi i udhëtimeve të Violës.