Olsi Rama drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, i ftuar emisionin ‘Rubrika sportive’ ka folur mes te tjerash edhe për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh. Ai i ka konsideruar këto akuza si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.
“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, – u shpreh Olsi Rama.
Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.
“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, – tha ai.
(M.Q/Faxweb.al)